Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Murati: Do të bëhet procedimi i ligjit që e mundëson faljen e 100 eurove të tatimit në pronë për këtë vit

Gazeta10
07 February 2023 - 12:21

Ministri i Financave dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se ka vullnet edhe nga ana e komunave për procedimin e ligjit të ri për zbritjen nga faurat tatimore shuma prej 100 euro për këtë vit.

Ai ka thënë se shumë shpejt do të dërgojnë edhe konsultime të brendshme dhe më pas edhe publike në mënyrë që të lehtësohet jeta e qytetarëve.

“Sa i përket kësaj çështje, unë prej ditës së parë e kamë thënë. Ka vullnet nga ana e Komunave, ne do ta procedojmë ligjin e ri i cili do të përmbaj edhe dispozitën, pra që të zbritet nga faturat tatimore e sivjetshme shuma deri në 100 euro. Pra kjo gjë është thënë dhe po bëhet. Shumë shpejt do ta dërgojmë edhe për konsultime të brendshme fillimisht e pastaj edhe për konsultime publike , projektligjin e ri që do të mundësoj këtë gjë dhe është me rëndësi që të gjinden sa më shumë mënyra që të lehtësohet jeta e qytetarëve”, ka thënë Murati./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
28 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.