
Hekuran Murati – Ministri i Financave ka krahasuar masat e ndërmarra dje për përballjen me inflacionin me ato të Gjermanisë.
Murati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pakoja për përballje me inflacion përkthehet në rreth 2% të GDP-së.
Sipas Ministrit, kjo pako përkthehen në më shumë ndihmë për qytetarët nga sa mund të përkthehen masat e qeverisë gjermane për qytetarët e saj.
“Bashkë me Kryeministrin Kurti dje prezantuam pakon e re të masave për përballje me inflacionin, në kuadër të vazhdimësisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Pakoja kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake”, shkroi Murati.
Ministri e ka krahasuar këtë pako me pakon që e ka prezantuar sot qeveria e Gjermanisë, në vlerën e 65 miliardë eurove. /Gazeta10