Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Murati njofton se rihapet masa për mbështetjen në punësimin e grave dhe vajzave

Gazeta10
14 December 2022 - 13:23

Ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është rihapur masa për mbështetjen në punësimin e grave dhe vajzave, raporton Gazeta10.

Murati ka thënë se gjatë këtij viti që po e lëmë pas ka pasur afër 5 mijë vajza dhe gra që kanë përfituar nga masa 1.3.

Më tej, ai ka thënë se që nga ky muaj deri më 15 prill, ministria që ai drejton do të mbështesë me 50% të pagës bizneset që do të punësojnë gra dhe vajza.

Tutje, ai ka thënë se kusht për të fituar nga kjo masa duhet që personi të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët.

Këtu keni postimin e plotë:

“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 gjatë vitit që po lëmë pas, ku u punësuan afër 5 mijë vajza dhe gra, kemi vendosur që të rihapim këtë masë edhe njëherë.

Description: 👷‍♀️Description: 🗓️Pra, nisur nga ky muaj e deri më 15 prill, bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim.

Kusht për kualifikim është që personi që punësoni ju si biznes, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.