
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati në emisionin ADRESA me Arben Ahmetin në Kanal 10 ka folur edhe për ndarjen e 100 eurove të cilat janë dhënë për disa kategori, para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ai ka treguar se nuk është vendim i rastësishëm, por ka qenë në planprogram.
“Ka qenë në planprogram, që të mbështeten këto siguri, por për shumë kategori ka qenë e cunguar ngase nuk kemi pasë buxhet”, tha mes tjerash Murati.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10