
Sonte në emisionin POLITIKO me Kushtrim Sadikun në Kanal 10 po debatohet për “Vrullin e fushatës para 7 qershorit”, ku panelistët në studion po japin vlerësimet e tyre rreth hapave të fundit se si po shoqërohet fushata, e cila pritet të përmbyllet këtë të diele me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
E lidhur me atë se çka është popullizmi ka diskutaur në debat, analisti Ilir Deda duke theksuar se sot Qeveria e ka shkelur ligjin dhe kushtetutën dhe ndërhyn në kompetencën komunale duke u merr me ngjitjen e tabelave rrugore.
“E dyta e qesin Isa Boletinin dhe Zoran Gjingjiq të cilët janë dy skajshmëritë e stories së Kosovës, ku është përpjekja për liri dhe rezistencë, dhe me ketë Kosova është bërë vend ku nuk ekziston ma asnjë normë vetërregullative”, tha mes tjerash ai.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10