
Sonte në emisionin POLITIKO me Kushtrim Sadikun në Kanal 10 po debatohet për “Vrullin e fushatës para 7 qershorit”, ku panelistët në studion po japin vlerësimet e tyre rreth hapave të fundit se si po shoqërohet fushata, e cila pritet të përmbyllet këtë të diele me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Derisa në debat duke diskutuar për qeverisjen e Kurtit, analisti Ilir Deda ka theksuar se Kurti nuk i ka mbajtë asnjëherë premtimet, duke e argumentuar vlerësimin e tij se asnjë projekt kapital në Kosovë nuk është kryer për 6 vite.
E me ketë vlerësim nuk është pajtuar analisti Krenar Shala, duke e konsideruar Deden se është propagandues.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10