Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Musa: Qeveria shpreson që gjyqtarët ta lëshojnë punën e të vijnë militantët

Gazeta10
23 November 2022 - 21:31

Analisti Skender Musa në “Politiko” gjatë komentimit të vendimit të Qeverisë për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë ka akuzuar Qeverinë se po e bën këtë me qëllim për të sjellë “militantët e vetë”, raporton Gazeta10.

Musa ka thënë se ky vendim është shpresë e Qeverisë për dorëheqje masive të gjyqtarëve në mënyrë që të sjellin njerëz që e degjojnë pushtetin.

“Qëllimi kryesor i këtij vendimi është shumë i qartë, është që me bë presion tek prokurorët e gjyqtarët duke shpresuar se ata e lëshojnë punën dhe me i zëvendësu me militant politik. Andaj këtë e përkrahin edhe analistët e VV-së, sepse shpresojnë që ka me pas dorëheqje masive të gjyqësorit dhe kanë me ardhë njerëz në detyra që janë të dëgjueshëm.”, ka thënë Musa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.