
“Ka mungesë totale të institucioneve për t’i denoncuar rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë”, deklaroi avokati Skender Musa duke folur për raportin e DASH për Kosovën i publikuar gjatë kësaj jave ku përmendet korrupsioni, mungesa e transparencës së Qeverisë dhe disa gjetje tjera.
Musa në Info10 tha se raporti i DASH-it flet për nivelin e lartë të korrupsionit nëpër institucione publike, dhe se të përfshirë mund të jenë që nga kryeparlamentari, kryeministri, amabsadorët, ministrat e deri të kryeshefat ekzekutiv, shkruan Gazeta10.
“Korrupsioni është në nivele të larta qeveritare, e jo në hallka më të vogla të zinxhirëve shtetëror. Është mungesë totale e interesimit të institucioneve për t’i denoncuar rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Sepse pa u denoncuar këto raste është vështirë të zbulohet një zyrtarë i korruptuar.”, tha Musa tutje në Info10./Gazeta10