Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Musliu: Policët që sot kanë zhveshur uniformat duhet të largohen përgjithmonë nga policia

Gazeta10
05 November 2022 - 14:21

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka thënë se siguria e Kosovës po sfidohet rëndë në veri, raporton Gazeta10.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se policët që sot kanë zhveshur uniformat duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion.

“Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force. Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët. E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur”, ka shkruar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.