Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nagavci: Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet i ynë qeverisës

Gazeta10
04 November 2024 - 18:28

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet qeverisës.

E krahas politikave arsimore, Nagvaci thotë se po përmirësohet edhe infrastruktura shkollore.

“Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet i ynë qeverisës. Krahas politikave arsimore, po përmirësojmë edhe infrastrukturën shkollore. Përuruam sot sallën e Edukatës Fizike në SHFMU “Mazllum Këpuska”, në Gjakovë me sipërfaqe 400m². Vlera e kontratës për ndërtimin e kësaj salle është 235,226.55 euro si dhe 60 mijë euro për pajisje sportive.  Si Ministri po punojmë me shumë përkushtim në mënyrë që të përmirësojmë gjendjen në arsim në të gjitha nivelet”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.