Gazeta10

Nagavci: Austria do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në fushën e arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.

Në një komunikatë për media thuhet se Nagavci i uroi mirëseardhje ambasadorit Schnetzer, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve në fushën e arsimit.

Nagavci falënderoi Qeverinë e Austrisë për ndihmën që ka dhënë në vazhdimësi përmes projekteve të ndryshme në sektorin e arsimit sidomos në ndërlidhjen e arsimit profesional dhe arsimit të lartë me tregun e punës.

Ndër të tjera, ministrja foli edhe për marrëveshje ndërmjet dy vendeve, të cilat parashohin zbatimin e programeve, të cilat kontribuojnë në qeverisjen më të mirë, cilësinë, ndërkombëtarizimin dhe efikasitetin e arsimit të lartë, si dhe në përafrimin e arsimit të lartë me tregun e punës.

Ndërsa, ambasadori Schnetzer tha se Qeveria e Austrisë do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën përmes programeve të ndryshme, si një nga donatorët më të mëdhenj, në fushën e arsimit në Kosovë.

NË FOKUS

gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
hajrush shkurte
Spitali i Prizrenit deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzes
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat