Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nagavci distancohet nga Fatos Geci: Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, s’ka vend për krahasim

Gazeta10
21 April 2026 - 21:05

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar në emisionin “Politiko” në Kanal 10 pas deklaratës së deputetit Fatos Geci ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ku ky i fundit ishte uruar të dënohej me burgim të përjetshëm.

Nagavci tha se qëndrimi i LVV-së është i qartë dhe se nuk ka vend për krahasime, duke theksuar respektin për luftën çlirimtare të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

 

Ajo shtoi se Geci është anëtar i një partie tjetër me të cilën LVV është në koalicion, ndërsa si Grup Parlamentar ata i qëndrojnë qëndrimeve të tyre.

“Sigurisht që qëndrimi jonë dhe i Lëvizjes është i qartë. Patjetër që nuk ka vend për krahasim. Besoj që secili qytetar i Kosovës nderon luftën çlirimtare të UÇK-së. Është anëtar i partisë Guxo me të cilën ne jemi në koalicion. Si grup parlamentar ne i themi qëndrimet tona”, tha ajo.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.