
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas rastit të sulmit fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se roli i edukimit brenda institucioneve arsimore është kyç, transmeton Gazeta10.
“Sepse jemi përgjegjës për të krijuar gjenerata që sigurojnë vazhdimësinë e vlerave njerëzore, edhe në rastet kur familja për arsye të ndryshme mund të mos arrijë të transmetojë vlerat e domosdoshme morale, gjë që çon edhe tek formësimi i karaktereve që ushtrojnë dhunë, madje edhe ndaj kategorive të ndjeshme të shoqërisë. Ftoj mësimdhënësit e prindërit, shoqërinë civile, mediat dhe të gjithë qytetarët, që të punojnë bashkë me institucionet përgjegjëse qendrore e lokale në edukimin e gjeneratave të reja dhe ngritjen e vetëdijes shoqërore për kujdesin ndaj kategorive të ndjeshme”, ka shkruar ajo ndër të tjera./Gazeta10