Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Napoli kryeson garën për shërbimet e Ounahit

Gazeta10
05 January 2023 - 21:43

Skuadra e Napolit është afër marrëveshjes me Angersin për mesfushorin Azzedine Ounahi, i cili shkëlqeu në kupën e botës “Katari 2022” me Marokun. “Calciomercato” ka raportuar të enjten se Napoli është favorit për 22-vjeçarin, të cilin po synon ta transferojë gjatë këtij muaji.

Napoli ka ofruar rreth 20 milionë euro për Ounahin, duke mposhtur konkurrencën e skuadrave të tjera që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Ounahi në verën e vitit 2021 iu bashkua Angersit, ndërsa këtë sezon ka 14 paraqitje në Kampionatin e Francës. Ai ishte pjesë e Marokut që përfundoi i katërti në Botërorin e Katarit, ndërsa ka kontratë me skuadrën franceze deri në vitin 2026.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.