Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Napoli mbetet edhe pa Jesusin

Gazeta10
25 September 2023 - 17:17

Pas Amir Rrahmanit, skuadra e Napolit ka mbetur edhe pa një mbrojtës tjetër.

Bëhet fjalë për brazilianin Juan Jesus, i cili është lënduar në stërvitje dhe do të mungojë për disa jave.

Napoli, të hënën ka njoftuar se Jesus ka pësuar lëndim të muskulit të këmbës dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Rudi Garica deri në muajin tjetër.

Në fakt, Jesus pritet të rikthehet në fushë pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Megjithatë, ai do t’i mungojë Napolit në katër ndeshje të rëndësishme, me Udinesen, Leccen, Real Madridin dhe Fiorentinën.

Jesus ka qenë titullar i padiskutueshëm te Napoli këtë edicion dhe partner i Rrahmanit në mbrojtje.

Sikurse Jesus edhe Rrahmani nuk pritet të rikthehet në fushë deri pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësueseve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.