
Këtë të premte fillon xhiro e 20 në Serie A të Italisë me ndeshjen Bologna – Spezia.
Ndeshja kryesore e kësaj xhiro në kampionatin italian është Napoli – Roma, me “giallorossët” që po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Napoli i Amir RRahmanit është në rrugë të drejtë për titullin kampion.
Ndërkohë, Milani do të jetë nikoqir i Sassuolos të dielën, me ndeshjen që luhet në ora 12:30.
Interi, i cili vjen nga një formë jo shumë e mirë, përballë do të ketë skuadrën e promovuar këtë sezon në Serie A, Cremonese.
Gjithashtu, të shumëpërfolurit kohët e fundit, Juventus laujnë vetëm ndeshjën e dytë pas dënimit të marrë nga Federata Italiane e Futbollit. “Zonja e Vjetër” luan në “Allianz Stadium” ndaj AC Monza.
Ndeshjet tjera që do të zhvillohen përgjatë vikendit janë: Lecce – Salernitana, Empoli – Torino, Atalanta – Sampdoria edhe Lazio – Fiorentina.