Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Napoli siguron Lindstromin

Gazeta10
28 August 2023 - 15:37

Mesfushori ofensiv, Jesper Lindstrom, do të jetë përforcimi më i ri dhe i fundit te skuadra e Napolit këtë verë, ka shkruar “Kicker”të hënën.

Kampioni i Italisë ka siguruar shërbimet e danezit, pasi ka arritur marrëveshje edhe me skuadrën e Eintracht Frankfurtit. 23-vjeçari nuk u përfshi në ndeshjen e fundit të ekipit gjerman dhe ditëve në vijim do të prezantohet te Napoli.

Ai me Napolin do të firmosë kontratë pesëvjeçare, ndërsa Frankfurti do të përfitojë 35 milionë euro nga shitja e tij. Lindstrom këtë edicion ka regjistruar 3 paraqitje dhe ka bërë 1 asistim për ekipin gjerman, të cilit iu bashkua në vitin 2021 nga Brondby dhe firmosi kontratë deri në vitin 2026.

Edicionin e shkuar, Lindstrom pati 9 gola e 4 asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat për Frankfurtin. Ai ka edhe 9 ndeshje e 1 gol të shënuar për Danimarkën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.