
NATA E DYTE E FAZES SE PARE TE GRUPEVE NE CHAMPIONS
Ka përfunduar një tjetër natë magjike për raundin e pare të fazes së grupeve në Champions League, Raporton Gazeta10.
Ajax në grupin A e ka filluar në mënyren më të mire të mundshme duke fituar me rezultat të thellë 4-0 kundër Glasgow Rangers, përkundër që klubi nga Amsterdami humbi trajneri Ten Hag dhe shumë futbollist me vlera ata po vazhdojnë sukseset në Erdevisie dhe sonte në Champions League.
Por aty ku ishte vëmendja më e madhe aty ndodhi një befasi po aq e madhe. Napoli i mbajti leksion futbolli nënkampionit të europës Liverpool, vendasit fituan me rezultatin e thellë 4-0 me dy golat e Zielinski, dhe nga njëherë realizuan dyshja Zambo Anguissa dhe Simeone, në këtë ndeshje u paraqit edhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani i cili tregojë paraqitje të jashtëzakonshme duke përballuar pa ndonjë problem Mohamed Salah, nga Gazeta Dello Sport Amiri u vlerësua me notën 7.4. Krejt cka mundën të bëjnë redsat deri në fund të ndeshjës ishte goli i nderit nga Luis Dias.
Në grupin B Atletico Madrid fitoje 2-1 kunder Portos. Nga ndeshja tjetër Clube Brugge fitojë 1-0 në shtëpi kundër Bayer Leverkusen.
Në grupin C I cili konsiderohet si grupi i vdekjes Barcelona mposhti 5 me 1 Viktoria Plzen Robert Lewandowski shkëlqeu duke realizuar hetrik ndërsa dy golate tjerë u shënuan nga Kessie dhe Ferran Torres, për mysafirët shënojë Jan Sykera.
Në San Siro Inter u mposht para shikuesve të vet nga Bayern Munchen 0 me 2 goli u I pare I ndeshjes u realizua nga sulmuesi Leroy Sane ndërsa në pjesën e dytë D’Ambrosio shënojë autogol. Mysafirër patën një dominim total në rastet për gol kundrejt djemve të Inzaghit të cilët shënjestruan porten e Neuer vetëm në dy rmomente dhe atë pa sukses. Tek Inter në stol ishte edhe mesfushori premtues Kristjan Asllani për të cilin nuk pati minuta në këtë takim. /Gazeta10/