Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Nata e dytë e Rock&Blues Festival, Qytetarët entuziastë presin grupin legjendar të rockut, ELITËN 5

Gazeta10
22 July 2025 - 21:16

Qytetarë të shumtë u mblodhën sonte në Prizren, atje ku po mbahet nata e dytë e festivalit Rock &  Blues me performues bendin e famshëm Elita 5.

Teksa grupi ka filluar parapregaditjet e performancës, në prononcim për Kanal10, ata shprehën emocionet e tyre.

“Është një event që unë e adhuroj, krejt këngët e Elita5 janë të adhuruara për mua, për ata kam ardh edhe sot”, tha njëra prej tyre.

“Festivalet e rokut më ndjekin, jam rritur me muzikë rok, në Shqipëri na ka munguar andaj e kemi mundësinë këtu, në tokën e vëllezrëve tanë”, tha tjetri.

“Kam ardhur për Elita 5 dhe Minatorin, e këngën Me Fal”, tha një qytetare tjetër e cila me entuziazëm priste të niste koncerti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.