Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nazarko: Kurti u takua me këshilltarin e Macron në Tiranë, takimi nuk u bë publik

Gazeta10
19 October 2023 - 9:04

Analisti Mentor Nazarko, gjatë bisedës për Kosovën në studion e emisionit “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, zbuloi një detaj nga samiti i Procesit të Berlinit, që u mbajt të hënën në Tiranë. Analisti foli për një takim të Albin Kurtit me këshilltarin e Macron një ditë mbajtjes së samitit.

“Në dijeninë time, Kurti ka qëndruar në Tiranë dhe është takuar me një këshilltar të Macron. Ka ikur të nesërmen. Fakti që ky takim nuk është bërë publik as në Kosovë as nga francezët, tregon se ka qenë një takim serioz. Scholz e takoi dhe e theu pak embargo që ndaj udhëheqësve të Kosovës nuk do të kishte takime të nivelit të lartë, por Macron e ka takuar nëpërmjet këshilltarit.

Ndërkohë që merrej me bizneset në Shqipëri, mund ta kishte gjetur kohën. Çështjen e vizave nëse ju kujtohet në samitin në vitin 2017, Macron e ka përdorur kur tha hiqe taksën që të jap vizat. Pra Franca e ka fuqinë dhe për të liberalizuar dhe bllokuar.“, përfundoi Nazarko.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.