
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 9 milionë euro për renovimin e stadiumit të Gjakovës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar i pari i kësaj ministrie, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Komunën e Gjakovës, përmes së cilës ne kemi zotuar gjithë buxhetin e nevojshëm për përfundimin e stadiumit, ndërsa komuna ka për obligim zhvillimin e procedurave të prokurimit, punët ndërtimore si dhe mbikqyrjen teknike”
Stadiumi i Qytetit në Gjakovë kishte filluar punimet për rinovim që nga viti 2019, por gjatë rrugës kishte hasur në shumë probleme.
Përpos stadiumit në Gjakovë, MKRS-ja do të investojë edhe në disa qytete të tjera, duke përfshirë Gjilanin, Mitrovicën, Pejën, Shtimen dhe Ferizajn.
Këto investime po bëhen në kuadër të masterplanit për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.