Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndalohet për 48 orë shoferja që dyshohet se e goditi për vdekje këmbësoren në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë

Gazeta10
25 August 2024 - 8:56

Policia, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ku një këmbësore u godit për vdekje.

E dyshuara është ndaluar për 48 orë.

AKSIDENT KOMUNIKACIONI RRUGOR ME FATALITET- Rruga Prishtinë-Fushë Kosovë,24.08.2024-20:39. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues femër kosovare dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e lëndime të marra nga aksidenti, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit  e cila është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarës- drejtueses së automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.