
Shoqata joqeveritare SHB ”Sharri” ka bërë apel për ndaljen e degradimit dhe shkatërimit të pasurisë natyrore të qytetit të Prizrenit, raporton Gazeta10.
Sipas tyre shtegu dhe vendi më ikonik mbi Kalanë e qytetit, Kroi i Pashës, dhe pylli shekullor me pisha përreth tij këto ditë po vazhdon të shkatërrohet pa mëshirë.
Kjo shoqatë ka thënë se nëse kjo do të vazhdojë kështu ky do të jet një krim të cilin gjeneratat e ardhshme nuk do të na falin.
Ata i’u bëjnë apel Kryetarit të Komunës dhe Ministrit të Ambientit që të marrin masa dhe ta ndalin këtë projekt degradues në mënyrë urgjente./Gazeta10



