
Qeveria e Republikës së Kosovës është veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, në ditën e pavarësisë së këtij shteti.
Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës sonte është ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas, në nder të 31-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës.
Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në Twitter, transmeton Gazeta10.
“Që nga fillimi i luftës së paprovokuar të Rusisë, Ukraina na ka treguar vlerën e lirisë së rrënjosur në demokraci. Në solidaritet dhe festë të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, sot ua zgjatëm qëndrimin gazetarëve ukrainas në Kosovë, ngritëm flamurin ukrainas krahas atij të Kosovës, dhe ngjyrosëm ndërtesën e Qeverisë sonë”, ka shkruar ai./Gazeta10
Since the start of Russia's unprovoked war, Ukraine has shown us the value of freedom rooted in democracy. In solidarity & celebration of 🇺🇦 Independence Day, today we extended the stay of 🇺🇦journalists in Kosova, raised the 🇺🇦flag alongside 🇽🇰's & lit up our Government building. pic.twitter.com/ajgnWt2c1L
— Albin Kurti (@albinkurti) August 24, 2022