Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Në ditën e dënimit, vajza e Salih Mustafës e ka takuar atë, ndan me publikun bisedën emocionale

Gazeta10
16 December 2022 - 20:53

Në ditën kur Salih Mustafa u dënuar në Gjykatën Speciale me 26 vjet burgim, vajza e tij, Buna Mustafa, e ka ndarë me publikun bisedën që ka pasur me të pas takimit në Hagë, raporton Gazeta10.

Kështu, ajo ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë bisedë më të dashur me të.

Tutje, ajo ka thënë se Mustafa është më i fortë dhe më kokëlartë se kurrë.

Ajo ka ndarë me publikun edhe atë që Mustafa ia ka thënë: “Patriotizmi në ditë të sotit tregohet përmes punës së juaj të ndershme, arritjeve të juaja. Serbët nuk i keni më aty. E ata që ju respektojnë, i respektoni dy herë më shumë.”

Tutje, Buna Mustafa, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ka përsëritur pyetjen: Në emër të cilit popull?

Këtu keni postimin e plotë:

“Nga Haga…

Një sfidë më shumë për familjen tonë, një përulje tjetër për kombin shqiptarë. Unë sapo dola nga vizita me babin. Nuk kam pasur asnjëherë bisedë më të dashur, më të çlirë dhe më të ndjerë me të. Babi ishte më i fortë se kurrë e më kokëlartë se kurrë. “Patriotizmi në ditë të sotit tregohet përmes punës së juaj të ndershme, arritjeve të juaja. Serbët nuk i keni më aty. E ata që ju respektojnë, i respektoni dy herë më shumë.” Kjo ishte një pjesë e bisedës sonë sot, ku përçohet edhe morali i lartë i babit.

Faleminderit familjarëve, miqëve të afërt dhe të gjithë popullit për këtë përkrahje! Por, edhe unë kam të njejtën pyetje: “Në emër të cilit popull?””, ka shkruar vajza e Salih Mustafës në llogarinë e saj në Facebook.

Sot Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale në Hagë, vendim që është pritur me kundërshtime të mëdha në Kosovë.

Kujtojmë se në qendrën e paraburgimit në Hagë gjendet edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimi të cilët akuzohen për krime lufte. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.