
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se mashtrimi dhe korrupsioni i qeverisë Kurti është shpërfaqur gjatë këtij mandati katërvjeçar.
“Kur kemi fol me gjuhën e ashpër në Kuvend, kryetari Haradinaj ka qenë më i ashpër dhe ne jemi keqkuptu. Atëherë kur i ka thane kryeministrit që je një mashtrues, sot krejt Kosova i thotë që je një mashtrues”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se veprimet e qeverisë Kurti e kanë sjellë Kosovën në sanksione dhe masa të tjera.
Sipas Tahirit, kursin që e ka kjo qeveri i ka dëmtuar arritjet që kanë ndodhur në 25 vjet liri.
“Ne kemi bërë disa pyetje që lidhen me kursin e veprimet, me thane më thjesht me gjuhë të popullit se në mulli të kujt po çon ujë”, ka thënë Tahiri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Ai ka thënë se ka thënë se Aleanca i del ballëhapur përpara votuesit të Kosovës. /Gazeta10/