
Atleti kosovar Erzen Zyberaj do të vrapojë nga Prishtina deri në Tiranë në nder të 28 nëntorit, Festës së Flamurit.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, perms një postimi në Facebook.
Sipas Ramës, Zyberaj pritet të vrapojë në një distancë prej 260 kilometrave, aq sa është gjatësia e rrugës Prishtinë-Tiranë.