Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Në seancë të mbyllur për publikun, Shefqet Kabashi po vazhdon dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gazeta10
15 November 2023 - 17:07

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po vazhdon të dëshmojë dëshmitari i 37-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Shefqet Kabashi, i cili po dëshmon në seancë të mbyllur për publikun.

Për dëshmitarin Shefqet Kabashi, ka vazhduar me pyetje mbrojtja e Rexhep Selimit, përmes avokatit Geoffrey Roberts, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shefqet Kabashi ka filluar dëshminë e tij të martën, ku është marrë në pyetje nga ZPS, mbrojtja e Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe, si dhe mbrojtja e Rexhep Selimit, përmes avokatit Geoffrey Roberts, i cili po vazhdon edhe sot me pyetje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.