Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Në TikTok ofendoi dhe përhapi urrejtje ndëretnike”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër një personi

Gazeta10
16 August 2024 - 15:01

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj S.Z., i akuzuar për veprën veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.

Në një komunikatë për media, PSRK njofton se sipas aktakuzës S.Z ka nxitur, përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare në atë mënyrë që përmes rrjetit social TikTok ka fyer, ofenduar dhe përhapur urrejtje ndëretnike.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit S.Z. në drejtim të veprës penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’, nga neni 141 par.1 të KPRK-së. Sipas aktakuzës i pandehuri S.Z ka nxitë, përhapë publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare në atë mënyrë që përmes rrjetit social TikTok ka fyer, ofenduar dhe përhapur urrejtje ndëretnike”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.