Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në vend të dy pacientëve, qëndrojnë katër

Gazeta10
15 September 2022 - 19:37

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Derisa Qeveria e Kosovës vazhdon të krijojë mekanizma, gjendja në shëndetësi vazhdon të jetë e rëndë. Pacientët e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë ankuar për mungesë të hapësirave, derisa mjekët kanë thënë se situata është vështirësuar edhe për shkak të mungesës së stafit, shkruan Kanal10.

Nuk do të duhej të ishin më shumë se dy pacientë, por në një dhomë në Klinikën e Pulomoligjisë detyrohen të qëndorjnë deri në katër.

Kjo për shkak të mungesës së hapësirave në këtë klinikë, si dhe për shkak të mungesës së stafit, që çdo ditë po largohen në vende të tjera evropiane.

Kjo situatë ka krijuar që një infermiere të kujdeset për 33 pacientë, derisa vetëm tri motra janë aktualisht në këtë klinikë.

Vesel Gashi, thotë se ka tri javë që është shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë dhe se nuk ka vend as të lëvizin nëpër dhomë.

Ndërsa, Hysen Zharku, thotë se më vështirë bëhet kur vinë edhe familjarët në dhomë.

Ndërkaq, drejtori i kësaj klinike, Musa Hoxha, thotë se dimri do të jetë më i vështirë për plotësimin e nevojave të pacientëve, për shkak se sipas tij, kërkesat për hospitalizim pritet të rriten deri në 30%.

Ai thotë se gjendja është vështirësuar edhe më shumë pasi një pjesë e stafit janë larguar nga puna në këtë klinikë.

Në Klinikën e Pulmologjisë, ka kapacitet për 66 shtretër, derisa në to çdo ditë shtrihen mbi 60 pacientë.

Problematikë tjetër mbetet stafi i mesëm mjekësor, ku vetëm një infermiere duhet të kujdeset për një numër të madh të pacientëve.

Sa here kur ka reshje të shiut, kjo klinikë duhet të përballet edhe me prishjen e aparaturave, të cilat nga mungesa e hapësirave duhet t’i lënë në bodrum. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.