
Një nënë me dy fëmijet e saj 10 dhe 8 vjeçar kanë nevojë për ndihmë.
Në shtëpinë që kishin jetuar deri më tani në Pejë, familja është dëbuar nga qiramarrësi dhe tani kanë mbetur pa strehë mbi kokë.
Njoftimin për rastin e nënës e ka bërë të ditur në rrjetin social një qytetare në llogarinë e saj.
Ajo ka kërkuar nga ata që kanë mundësi t’i ofrojnë zgjidhje nënës së dy fëmijëve të saj, shkruan Gazeta10.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Përmes këtij postimi, dua të ju njoftoj dhe njëkohësisht të ju kërkoj që bashkërisht tu dalim në ndihmë një familje tre anëtaresh, nënës dhe dy fëmijëve të saj 10 dhe 8 vjeçar.
Kjo familje deri me tani ka jetuar me qira në një shtëpi në lagjen Xhemajl Kada, në Pejë, por tanimë janë larguar nga qiradhënësi dhe kanë mbetur në rrugë.
Ditë më parë janë strehuar përkohësisht në një shtëpi të pabanueshme dhe me kushte tejet të vështira. Shtëpi në të cilën janë strehuar vetëm qentë endacak të lagjes. Për tu bërë edhe më keq, mbrëmë kjo shtëpi ka marrë flakë dhe tashmë është bërë tërësisht e pa jetueshme.
Kjo familje mbrëmë ka fjetur në kushte tejet jo njerëzore, në të ftohtë dhe pa ushqime. Nëse kjo gjë vazhdon edhe netët e ardhshme, atëherë vet jeta e tyre është në rrezik.
Të dashur bashkëqytetar,
Është momenti që tek ne të ndizet ndjenja e humanitetit dhe bashkërisht t’ua gjejmë një zgjidhje të përkohshme kësaj familje, në mënyrë që të shpëtohet jeta e fëmijëve të vegjël. E pas kësaj të mendojmë bashkërisht edhe me institucionet e organizatat e ndryshe t’ua bëjmë edhe një zgjidhje afatgjatë.
Ju lutem bëjeni share!