Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, ja për çka dyshohet

Gazeta10
23 October 2024 - 12:54

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një të dyshuari për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

I dyshuari është Pajtim Etemi, nga fshati Grabanicë të Klinës.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.