
Meti Alshiqi ka ndarë mendimin e tij për mënyrën se si, sipas tij, banorët hyjnë në shtëpinë e Big Brother, duke theksuar se secili prej tyre futet në format me një strategji apo skenar të parapërgatitur.
Gjatë një interviste në emisionin Prime Vera, Alshiqi tha se pjesëmarrësit duhet të përgatiten për lojën, pasi nuk mjafton vetëm të paraqitesh si “djali i mirë”.
“Secili banor që futet në Big Brother hyn aty me një skenar, dikush hyn aty hiq mos me lujtë vetëm rrin. Unë mendojë se kudo që të shkojsh duhet me u pregadit pak. Nëse hin me lujtë aty djalin e mirë, atëherë çfarë loje mund ta quajmë atë”, tha Alshiqi./Gazeta10