Fillimisht bëri emër në ‘krahë’ të nënës.
Këngëtarja e njohur kosovare, Gresa Behluli është e bija Shkurte Fejzës dhe është njëra nga artistet që është shumë e dashur për publikun.
Ajo është aktive në muzikë, si me projekte, ashtu edhe me ahengje familjare.
Gresa vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.
Ajo kësaj radhe ka bërë një gjest të mirë human, raporton Gazeta10.
Në rrjetin e saj social ajo ka shpërndarë një mbishkrim ku u bën thirrje familjeve të varfëra të lajmërohen për ndihmë.
“Nëse njihni familje të varfër, familje me jetimë, familje në nevojë shëndeësore, ju lutem kontaktoni”, ka shkruar Gresa. /GAZETA10/