Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nesër mbyllet një segment i rrugës Prishtinë-Pejë

Gazeta10
03 December 2024 - 9:28

Nesër më 04.12.2024, (e mërkurë) në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.3  i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në ora 18:00.

Kjo ndërprerje e qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor vlen për të gjitha automjetet.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës apelon pjesamarrësit në trafik për mirëkuptim dhe të i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfryrtëzojnë rrugë alternative.

“Të gjitha ekipet dhe individet e kontraktuar apo sipas detyres (Organi Mbikqyres “ERALD-G”, Menaxheret perkates, Operatori Ekonomik I Kontraktuar “LIKA COMPANY SHPK”) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndermarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për të dhënë informacionet e nevojshme”,  thuhet tutje në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.