
Kanidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 9-të shkurtit, Isak Neziri i ftuar në “Adresa” të Kanal10, mes tjerash përmendi edhe rolin e mërgatës në zgjedhjet e vendit.
Neziri deklaroi se partia e tij ishte mjaftë aktive në vende ku jetojnë mërgimtarët duke shtuar se tubimet e tyre kanë ndikimin në Kosovë, raporton Gazeta10.
“ E potencoj punën e PDK-së dhe degëve që e kanë bë në Evropë. Vërtetë ka bë një punë të shkëlqyeshme. Tubimet e kryetarëve të degëve kanë ndikim në Kosovë. Është pozitiv sepse është mobilizim se vërtetë duhet të kthehemi edhe një herë. Mërgata duhet të dëshmoj se në 2021 nuk e kanë votu Albin Kurtin, nuk e kanë votu por e kanë keqpërdorë votën, kësaj here sistemi është ndryshe”, deklaroi ai. /Gazeta10