Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nga 1 prilli pritet të shtrenjtohet rryma për 14%

Gazeta10
04 March 2023 - 20:05

Opozita kundër shtrenjtimit të rrymës, konsiderojnë se është e papërballueshme për qytetarët, raporton Gazeta10.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka marrë vendim që t’i shtrenjtojë faturat e energjisë elektrike për 14 për qind, duke filluar nga 1 prill 2023. Opozita vlerëson se është e pavend të shtrenjtohet energjia në kohën e inflacionit, ndërkaq nga pushteti po arsyetohet se shtrenjtimi lidhet me “koston e furnizimit me energji elektrike”.

Kështu është bërë me dije nga Zyra e Rregullatorit për Energji, se tarifat  reja do të hyjnë në fuqi nga data 1 prill. 

Deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se shtrenjtimi i rrymës, në kohën kur Kosova përballet me krizë enorme ekonomike dhe të inflacionit, do të jetë i papërballueshëm për qytetarët.

Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Jeta Statovci, e ka arsyetuar kërkesën e ZRrE-së për shtrenjtim të faturave të energjisë.

Ndryshe, në deklaratën e ZRrE-së thuhet se afati për pranimin e komenteve është mbyllur të premten dhe se nuk kanë pranuar komente nga asnjë palë e interesit.

Si rrjedhojë sipas ZRrE-së, vendimi i ri pritet të hyj në fuqi në fillim të muajit prill./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.