Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ngacmimit seksual të ndodhur dje në Prishtinë.
Sipas njoftimit, një grua ka thënë se e ka ngacmuar seksualisht i dyshuari i cili me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 01.10.2024 – 02:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, lidhur me rastin është intervistuar personi i dyshuar dhe dy persona të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.