Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngjarje e rëndë në Kavajë: 76-vjeçari vret vëllain

Gazeta10
24 June 2026 - 22:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Agonas të Kavajës, ku një 76-vjeçar dyshohet se ka vrarë me mjet prerës vëllain e tij 74-vjeçar.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 20:30, dy vëllezërit ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, kur për arsye ende të paqarta, 76-vjeçari ka goditur me thikë vëllain e tij.

I plagosuri u transportua menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën gjatë rrugës

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.