
10:00
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara. Në rend dite është debati parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit)
10:00
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, pret në takim një delegacion nga Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i udhëhequr nga kryetari i AShSh-së Akademik Skënder Gjinushi ku edhe do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Objekti i Universiteti të Gjilanit)
10:30
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi pret në takim deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl. Pas këtij takimi, do të ketë deklarime për medie. (Ministria e Shëndetësisë)
11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së)
11:00
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës së Turizmit mban tryezën me temën “Ripërtëritja e Turizmit”. (Hotel “Grand”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
12:00
Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Zejnullah Rrahmani, bëhet promovimi i veprave “Djemtë e Ballofcit” dhe “Deti i Zi”. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare)
12:00
Këshilli Organizues i Maratonës Prishtina 2022 mban konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
13:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban Dëgjimin Publik për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)
14:30
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)/Gazeta10