
09:00
Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar)
10:00
Partia Demokratike e Kosovës, mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës. Marrin pjesë kryetari Memli Krasniqi dhe zyrtare e zyrtarë nga të gjitha strukturat e PDK-së në nivel të Kosovës. (Hotel “Emerald”)
12:00
Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
14:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake, Prizren)/Gazeta10