Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

Gazeta10
27 September 2022 - 6:26

09:00

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. Marrin pjesë: shefi i shtabit të KFOR-it, gjeneralbrigade John B. Bozicevic, drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade Joachim Hoppe etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

09:00

Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës – AWESK organizon konferencën e parë rajonale “Energjia & Gratë”.(Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

09:00

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

10:00

Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

10:15

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

11:00

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së)

11:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

17:00

D4D mban Sallonin me temën: “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. Marrin pjesë zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.