Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

Gazeta10
04 October 2022 - 6:40

08:30

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

09:00

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

10:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit dhe për Prokurorinë Speciale. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

10:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020-2022. (Restorant “Boho”, Prishtinë)

10:00

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë-Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel “Amazona”, Obiliq)

11:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. Të ftuar: Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, Vlora Spanca. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

11:00

Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. Në këtë aktivitet do të marr pjesë Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena HAXHIU. (Vendi: Qendra Korrektuese për Femra Lipjan)

11:00

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, shënojmë 4 Tetorin, “Ditën Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”. (Pylli i Arinjve “Prishtina”, afër liqenit të Badovcit)

11:00

Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, shfaqet Filmi “Sffaragette”. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Qendra Korrektuese për Femra, Lipjan)

12:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton në parim Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.