Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

Gazeta10
14 September 2022 - 6:41

07:50

Organizatorët e protestave “Mbrojtje për vajzat dhe gratë” që denoncon krimet seksuale ndaj vajzave dhe grave dhe neglizhimin institucionaldo ta zhvillojnë një aksion simbolik. (Para Këshillit Prokurorial)

09:30 – 17:30

Deklaratat përmbyllëse të Prokurorit kundër Salih Mustafës. (Hagë) 

09:00

Oda e Mjekëve mban ditën e dytë të kursit me temën “Kirurgjia minimale invazive dhe e urologjisë së fëmijëve”. (Hotel “Emerald”)

10:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore diskuton lidhur me Draftligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore. Të ftuar janë Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë, dhe Hilmi Jashari ekspert. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) 

10:00

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së karrocave për personat me aftësi të kufizuara në shoqatën “Handikos”, donacion i Kishës së Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga SHBA – LDS. (Zyrat e “Handikos”, Veternik)

10:00

KRU “Gjakova” fillon fushatën ndërgjegjësuese për trajtimin e ujërave të ndotura, përkatësisht moshedhjen e pecetave të lagura në rrjetin e kanalizimit. (Sheshi “Nëna Terezë”, Gjakovë)

10:00

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, pret në takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. (Zyra e kryetarit, Gjilan)

11:00

Mbahet seanca përfundimtare gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj Komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje. (Gjykata Themelore, Prishtinë)

13:00

PSD mban konferencë për medie, ku do të flasë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në lidhje me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova. (Zyrat e PSD-së)

14:30

Mbahet ceremonia e pranimit të pajisjeve mjekësore donacion nga Qeveria e Japonisë. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i ngarkuari me punë i Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka. (Spitali i Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri”, Mitrovicë)

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.