
Nico Williams do të jetë mungesa e madhe e Spanjës për ndeshjet e tetorit.
Sulmuesi anësor ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së majtë dhe nuk do të jetë në dispozicionin e De La Fuentes për këtë muaj.
Spanja përballet me Danimarkën më 12 tetor, teksa tri ditë më pas do të ndeshet me Serbinë.
Williams ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Spanjës në “EURO 2024”, ku u shpallën kampionë.