Artan Nimani, kryetar i Forumit të Intelektualëve, iniciativë e cila në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 do të garojë në kolacion me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate, beson se ky koalicion “do të jetë befasia e zgjedhjeve”.
Nimani thotë se ata bëjnë sondazhe të rregullta dhe se rezultatet janë jashtëzakonisht shpresëdhënëse. “Besoj se koalicioni ynë do t’i kalojë shifrat prej 15 për qind në zgjedhjet e ardhshme”, thotë ai.
Artan Nimani dikur ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. Ishte larguar nga kjo parti pasi ishte zgjedhur prorektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” më 10 qershor 2019. Ndërsa në shkurt të këtij viti u prezantua nga liderët e AAK-së dhe Nismës, Haradinaj e Limaj, në një konferencë të përbashkët, si pjesë e Frontit të Përbashkët Opozitar, sikur e quajtën ata.
Nimani thotë se Forumi Intelektual “Evropa 2030” mbledh rreth vetes më shumë se 300 profesorë universitarë. “Jemi grupuar me qëllim të futjes së një logjike akademike në jetën poltike dhe publike në vend”, shprehet ai.
“Do të garojmë bashkarisht me AAK-në dhe Nismën dhe bashkë më neve do të jetë edhe Lista Konservatore, përë zgjedhjet e 9 shkurtit. Ne kemi bërë ndoshta pak më herët koalicionin sesa subjektet e tjera politike, por që jemi në një fazë intenzive të përgaditjes së planprogramit dhe në përgatitje të ofertës për qytetarët e Kosovës, e cila ofertë do të sjellë atë ndryshimin e pritur në sistemin politik, por edhe në rezultatin e zgjedhjeve”.
“Ky koalicion do të jetë befasia e zgjedhjeve sepse përgaditjet tona janë aq intensve; numri i njerëzve dhe lista zgjedhore do të jenë ajo përgjigja reale të cilin e presin qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne jemi në fazën e konsolidimit final të programit zgjedhor, i cili ka dalë pas debatit që kemi pasur në dhjetëra tryeza poltike organizime me grupe të interesit dhe besoj që do të jetë një prej programeve që realisht e meritojnë qytetarët e Kosovës”, thekson kryetari i Forumit Intelektual.
“Mund të flasin për formën e intelektualëve, që do të jemi pjesë tek lista zgjedhore. Jemi tash në fazën përfundimtare të verifikimit të emrave të përveçëm, të cilët emra do të jenë risi. Të gjithë kandidatët tanë që do të futen në lista do të jenë profesorë doktorë të universiteteve të Republikës së Kosovës. Kemi edhe nga ata të cilët janë kthyer nga institucionet edukative arsimore nga SHBA-ja, por edhe nga Gjermania, Viena, Slovenia dhe vendet e tjera. Ne jemi grupuar me qëllim të futjes së një logjike akademike në jetën politike dhe publike në vend. Të gjithë e dimë deri ku ka mbërritur forma e degradimit të Parlamentit të Republikës së Kosovës”, shprehet Nimani.
Sipas tij, emrat e kandidatëve më listë do të jenë “konkretë dhe të veçantë” dhe që do të sjellin ndryshimin në këtë ambient.
“Ne kemi më tepër se 300 profesorë universitarë të cilët janë të rreshtuar krah Forumit Intelektual dhe jemi duke diskutuar se cilët nga ne do të jenë në listat zgjedhore, jo vetëm në listat zgjedhore por secili nga ne do t’i ndajmë përgjegjësitë në përgaditjen e zgjedhjeve. Tash edhe zyret e Forumit të Intelektualëve janë kthyer në një stad zgjedhor dhe çdo ditë kemi aktivitete të cilat kanë të bëjnë direkt me qytetarët, kryesisht me përgaditjen e programit dhe me harmonizimin e kërkesave të qytetarëve”, vazhdon ai.
“Ne bëjmë sondazhe të vazhdueshme edhe si Forum i Intelektualëve kemi dy qendra me të cilat merremi me hulumtimin e opinionit publik. Dhe rezultatet tona janë rezultate jashtëzakonisht shpresëdhënëse. Besoj që koalicioni jonë do t’i kalojë shifrat e 15 përqindëshit me zgjedhjet e ardhëshme të cilat janë pritjet minimale, por që besoj që me një mobilizim siç jemi duke vazhduar që nga gjysma e janarit të këtij viti, dhe mendoj që do të kemi një rezultat befasues dhe do të jetë determinues i ardhshëm i qeverisë në Republikën e Kosovës”.
Qytetarët e Kosovës, sipas tij, kanë qindra arsye që duhet ta votojmë këtë koalicion. “Është një koalicion i vlerave kombëtare dhe që përmban në vete numrin më të madh të ekspertëve të lëmive të ndryshme, si dhe tek qytetarët beson në traditën tek familja, vlerat dhe tek orientimi euroatlantik”.
“Ne nuk do të dalim para qytetarëve dhe të themi lojra dhe dëshirat që ata dëshirojnë t’i dëgjojnë por me qëndrime konkrete por edhe me zgjidhje të problemeve konkrete”.
Nimani thekson për Ekonomia Online se Kosova ka probleme kryesisht në aspektin e zhvillimit ekonomik, në dëmtimin e mardhënieve me partnerëve ndërkombëtarë, me shportën qytetare, gjendjen ekonomike të familjeve, gjendjevn sociale të kategorive të veçanta në Republikën e Kosovës. “Prandaj orientimi ynë është që të kemi një shtet të së drejtës, të integruar në NATO dhe BE dhe organizma të tjerë dhe një shtet të zhvilluar ekonomikisht”.
“Në aspekte të zhvillimit ekonomik të vendit i kemi orientuar në disa fusha kryesisht në segmentin që ka të bëjë me energjetikën, agro-bujqësisë si dhe në segmentin e ofrimit të shërbimeve për kompani të specializuara. Po ashtu jemi duke biseduar dhe jemi në kontakte shumë të mira me shumë prej investitorëve ndërkombëtarë, të cilët kërkojnë siguri për të investuar në vendin tonë dhe jam i bindur që koalicioni ynë do t’i ofrojë këto siguri, sepse ka dëshmi të tilla”.
Një orientim i dytë i cili bazohet në këtë konceptin qeverisës është ndërtimi i partneriteteve privato publike dhe si shembull më të mirë të këtij partneriteti, sipas tij, është Komuna e Prishtinës. “Një model të tillë ne do të ofrojmë në shumicën e shërbimeve në Republikën e Kosovës duke filluar nga çerdhet deri tek investimet kapitale në termocentralet për energjinë elektrike”, përfundon Nimani.