Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nipi i vjedh armën policit dhe e shet

Gazeta10
23 February 2024 - 9:26

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e enjte në Gjilan.

Gjatë 21 shkurtit në Gjilan, një person ka raportuar se i është vjedhë arma me shtatë fishekë.

Sipas raportit të policisë ankuesi kishte dyshuar se arma i është vjedhur nga nipi i tij i mitur.

Policia ka kuptuar se arma është shitur, ku pas kontrollit në oborrin e të dyshuarit janë gjetur edhe disa gëzhoja nga pistoleta, që sipas policisë janë shkrepur gjatë ndërrimit/ shitjes së pistoletave.

Gjithsej, janë arrestuar tre të dyshuar, ku njëri nga ata ka dorëzuar armën me katër fishekë, e nga tjetri janë sekuestruar një armë dhe një fishek.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VJEDHJE E RËNDË /PËRDORIM I ARMËS /ARMËMBAJTJE PA LEJE- Gjilan 21.02.2024 – 17:00-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në banesën e tij i është vjedhur arma me shtatë fishekë (dyshohet nga nipi i tij–i mitur). Pas hetimeve të zhvilluara është kuptuar se i dyshuari pistoletën e kishte shitur. Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës dhe 3 gëzhoja të pistoletës që dyshohet se janë shkrepur si provë gjatë ndërrimit-shitjes së pistoletave. Po ashtu i dyshuari i dytë e ka dorëzuar armën me 4 fishekë. Nga një i dyshuar tjetër i mitur gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar arma dhe një fishekë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.