Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nis grumbullimi i protestuesve në Prishtinë, pritet numër i madh i veteranëve dhe qytetarëve

Gazeta10
15 July 2023 - 13:20

Ka filluar mbërritja e veteranëve dhe qytetarëve të Kosovës për të marrë pjesë në protestën e sotme të thirrur nga shoqëria civile, me mbështetjen e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Gazeta 10, një grup veteranësh të pajisur edhe me flamuj kanë filluar të grumbullohen te objekti i ish “Rilindja” nga ku pritet që të nisen për në sheshin qendror të Prishtinës.

Protesta do të mbahet sot nga ora 18:00  pasi veteranët nuk u përfshinë në Ligjin e pagës minimale, që u votua dy ditë më parë nga Qeveria e Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar se do t’i bllokojnë deputetët që të hyjnë në sallën e kuvendit, kurdo që të ketë seancë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.