Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Nisen edhe dy anije të tjera me drithëra nga Ukraina

Gazeta10
13 Gusht 2022 - 13:06

Sot u nisen edhe dy anije të mbushura me drithëra nga Ukraina, në bazë të marrëveshjes të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të rikthyer eksportet e drithërave dhe produkteve bujqësore, tha Ministria turke e Mbrojtjes, shkruan Reuters, transmeton Gazeta 10.

Anijet u nisën nga portet e Detit të Zi të Ukrainës këtë të shtunën, tha Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, duke e rritur numrin e përgjithshëm të anijeve në 16 që do të niseshin nga vendi sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Anija Fulmar S me flamur të Barbados u largua nga porti Chornomorsk i Ukrainës, duke transportuar 12,000 ton misër në provincën jugore të Iskenderun të Turqisë, u tha në deklaratë. Ndërsa anija Thoe me flamurin e ishullit Marshall u nis nga i njëjti port dhe u drejtua për në Tekirdag të Turqisë, duke mbajtur 3,000 ton fara luledielli.

Tutje thuhet se një anije tjetër do të niset të shtunën nga Turqia në Ukrainë për të blerë drithëra, shkruan Reuters./ Gazeta 10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.