Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nisin punimet për ndërrimin e barit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Gazeta10
29 March 2024 - 15:26

Kanë filluar punimet për ndërrimin e barit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Federata e Futbollit të Kosovës së bashku me Ministrinë e Sportit para disa muajsh morën vendimin e renovimit të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Pas një kohe të gjatë në pritje, tashmë punimet në këtë stadium kanë filluar.

Kujtojmë që Kosova nuk luan në shtëpi që nga viti i kaluar për shkak të gjendjes së tmerrshme të fushave në vendin tonë.

Dy miqësoret e këtij muaji, “Dardanët” i zhvilluan larg tifozëve të vet, në Armeni dhe Hungari./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
25 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.